ARKATANA

Vjen rrëfimtari i përditshmërisë sonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sabit Rrustemi – Muhamet Halili befason këndshëm lexuesin dhe letërsinë tonë. Jo pse e “tradhton” kohë pas kohe profesionin e gazetarit dhe, shkruan tregime. Po pse, me tregimet e para, sinjalizon se po vjen me një frymë të re, me një llojllojshmëri temash të paprekura të përditshmërisë dhe, dosido edhe me një vlerë të re, e cila tashmë titullohet FUNDI I HESHTJES e që është përmbledhja e tij e parë me tregime.

Në njëzet tregimet, të cilat janë koncipuar në katër cikle, Halili portretizon përmes një rrëfimi të rrjedhshëm përditshmërinë tonë, atë përditshmëri të cilën, nga çasti në çast e jetojmë por, harrojmë për ta nxënë, duke e pritur çastin që ende s’e kemi jetuar.

Përmes një ironizimi të hollë, një humori që është dhe vetë brenda kësaj përditshmërie, Muhamet Halili, jo vetëm që shfaqi përkushtimin dhe talentin e duhur të një prozatori por, ai edhe paralajmëron se kjo është vetëm nisma e tij drejt një fushe që e jetojmë dhe nuk e shprushim sa duhet.

United Hospital

Ai, tashmë e ka gjetur minierën e tij të pashtershme krijuese, përditshmërinë dhe, vetëm i nxë pjesëzat e saj, të cilat, falë dhe një imagjinate të bujshme, kur mblidhen, bëjnë tërësinë e asaj që gjithnjë do të quhet: Libër i mirë.

Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” është e privilegjuar që lexuesit dhe letërsisë sonë po ia shpërfaq një emër të ri me një vepër të re që thjeshtë, ka vlerë dhe që paralajmëron se, po vjen rrëfimtari i përditshmërisë sonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.