Uji Dea

Vjen reagimi i Vjosa Osmanit pas vendimeve të Këshillit të LDK’së për koalicionin me VV’në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, ku u vendos që marrëveshja me VV’në të përfshijë të gjitha postet shtetërore.

“Ne kishim mbledhjen e KP-së në të cilin informova anëtarët e deputetët e zgjedhur, kryetarët e komunave, me ecurinë e bisedimeve që kemi pasur deri më tani me VV’në për koalicionin e mundshëm qeverisës. Mund t’iu them që LDK mbetet e përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet që të arrijmë një koalicion për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa pas takimit.

E menjëherë kësaj reagoi Lëvizja Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu kategorikisht doli kundër këtij versioni të kërkuar nga LDK’ja.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”, tha Haxhiu.

ARKATANA

“Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, shtoi ajo.

Po ashtu erdhi një reagim i kryetarit të VV’së, Albin Kurti. Për të kjo kërkesë e LDK’së nuk është asgjë e re.

Ndërkohë, kandidatja e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, ka dhënë një deklaratë rreth takimit të KP’së së LDK’së sot.

“Interes i LDK-së dhe i Kosovës është që marrëveshja të jetë e balancuar dhe partitë të ndihen mirë edhe në partneritet”, ka thënë Osmani për Kallxo.com.

LDK dhe VV pritet të angazhohen në ditët në vazhdim për arritjen e një marrëveshje. Me datën 26 dhjetor do të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.