RCCOLA

Vjen reagimi i Kurtit pas dënimit të Zoran Vukotiq, thotë se nuk mund të ketë amnisti për krime lufte

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas dënimit të Zoran Vukotiq nga me 10 vjet burg për shkak se ka përdhunuar një grua shqiptare në Vushtrri.

Kurti ka thënë se dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Dhuna seksuale gjatë viteve 1998 – 99 është përdorur si mjet lufte në vazhdimësi në Kosovë. Mijëra gra e burra, vajza e djem kanë qenë viktima të këtij krimi. Ndërkaq dy dekada pas luftës, as edhe një person nuk është dënuar për një krim të tillë”, ka thënë ai në një status në Facebook.

UBT

“Sot, pas 23 vitesh pandëshkueshmëri për krimin e dhunës seksuale, për herë të parë dënohet dikush. Zoran Vukotiqi është dënuar me 10 vite burgim për rastin e ushtrimit të dhunës seksuale ndaj një gruaje shqiptare në Vushtrri. Drejtësia është e domosdoshme, edhe në momente si ky kur vjen shumë vonë. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi, por edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të luftuar stigmën që i përcjellë”, ka shtuar ai.

Kurti ka thënë se krimet e luftës nuk mund të parashkruhen, si dhe ka shtuar se nuk mund të ketë amnisti për këto krime.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe nuk mund të kenë amnisti për këtë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë, këtë armë lufte të përdorur nga okupatori”, shtoi ai. /Gazeta Express/