Mobi Casa

Vjen pjesa e dytë e autobiografisë së Bekim Fehmiut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Pjesa e dytë e autobiografisë së aktorit të madh Bekim Fehmiu tashmë është gati. Shtëpia botuese “Samizdat B92”, e cila e ka botuar atë, ka njoftuar se libri në serbisht “Blistavo i strasno – drugi deo” (E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme – pjesa e dytë) do të jetë në shitje prej sot (e diel), kur edhe hapet Panairi i Librit në Beograd, aty ku do të prezantohet sefte libri i shumëpritur.

Pjesën e parë të këtij libri kjo shtëpi botuese e solli për herë të parë në vitin 2001. Në shqip atë e solli Botimet KOHA, më 2011, një vit pas vdekjes tragjike të tij. Aty Fehmiu shpalos kujtimet për vitet e para të karrierës, për fëmijërinë e rininë.

UBT

Përshkruan jetën që nga lindja më 1936 në Sarajevë, flet për jetën në Kosovë, e deri në vitin 1955, kur u pranua në Ansamblin e Teatrit të Prishtinës. “E në pjesën e dytë shkruan për karrierën e tij të suksesshme artistike në ish-Jugosllavi dhe në botë, për zhvillimin si aktor, për karrierën ndërkombëtare, si dhe për përjetimet e tij me shpërbërjen e Jugosllavisë”, raporton B92, bazuar në të dhënat e shtëpisë botuese. “Në vazhdimin e memoareve Bekim Fehmiu shkruan për kohët kur ka luajtur një varg rolesh që ndryshuan historinë e kinematografisë sonë dhe lanë gjurmë të pashlyeshme në rrjedhën artistike botërore”. Sipas kësaj agjencie, Fehmiu shkruan për hapat e parë në skenën e teatrit të Prishtinës, në akademinë beogradase, në Teatrin Jugosllav të Dramës, Atelie 212.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.