Vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën; Shteti drejt kolapsit…

“Dhe kur të ndodhë kjo, atëherë mund të themi që Kushtetuta e Kosovës është shkelur 100%, që ligji nuk ekziston, kurse situata në Kosovë do të jetë si mos më e keqe, akoma më e keqe se ajo që po ndodhë tani nëpër disa shtete aziatike”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci konsideron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është një nga vendimet më skandaloze që janë marr ndonjëherë nga kjo gjykatë, prandaj si i tillë ky vendim duhet të tërhiqet pa vonesë dhe me shumë urgjencë, të mos provokohen grevat e atyre që atakohen me pezullimin e ligjit.

“Gjykata Kushtetuese ka gabuar që e ka pezulluar zbatimin e ligjit për paga deri në fund të marsit 2020. Unë them që ky vendim nga Gjykata Kushtetuese nuk është dashur të ndodhë, sepse me këtë vendim, sindikatat e ndryshme jo vetëm që do të mundë të futen në grevë, por kam frikë se Kosova gjendja do të fillon të përkeqësohet akoma më shumë, zhgënjimi në institucione do të fillon të rritet dhe qytetarët të fillojnë përsëri të largohen nga vendi, edhe ata që janë të punësuar por janë të pa kënaqur me pagat e tyre. Mundë të vijmë deri në atë situatë kur do të ngecë vendi në zhvillim dhe qytetarët vijnë deri në atë pikë sa që nuk dinë si të veprojnë ndryshe por të ndodhë ajo më e keqja, të ngritën në këmbë dhe të fillojnë një grusht-shtet, si më keqja që ka ndodhur në Turqi para disa viteve, ose të fillojnë të ikin, të largohen nga vendi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, arsyeja e kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të kthehet sa më shpejtë mbrapa dhe pagat të paguhen sipas ligjit në fuqi, kurse plotësim ndryshimi të vie me procedurë të rregullt.

“Unë kërkoj dhe i bëj apel Gjykatës Kushtetuese që menjëherë ta tërheq mbrapa këtë vendim, dhe le të filloj zbatimi i ligjit për pagat në sektorin publik ashtu sikur parashihet. Kuvendi dhe Qeveria mundë ta rishikojnë me procedurë që parashihet e rregullt për të gjitha ligjet. Ndryshe Kosova jo vetëm që do shkon në kolaps, por do të kemi edhe ikje masive të qytetarëve të Kosovës, por kësaj radhe nuk do të ikin të fshehur, por hapur duke u organizuar me automjete dhe autobusë sa që askush s’do të ketë mundësi dhe shans për ti ndaluar, sepse provokimi po vjen nga institucioni i shtetit i thirrur për ti mbrojtur të drejtat e tyre. Dhe kur të ndodhë kjo, atëherë mund të themi që Kushtetuta e Kosovës është shkelur 100%, që ligji nuk ekziston, kurse situata në Kosovë do të jetë si mos më e keqe , akoma më e keqe se ajo që po ndodhë tani nëpër disa shtete aziatike”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS