KKVITI

Vjen lajmi i madh për pagat e sektorit publik

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nëntori do të jetë muaji i fundit që nuk do të ketë lëvizje në paga. Ligji për Paga në sektorin publik do të fillojë të zbatohet në muajin dhjetor të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur për Radio Kosovën zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i cili tha se buxheti është i mjaftueshëm për mbulimin e kostos financiare.

E njohësit e ekonomisë konsiderojnë se kjo rritje e pagave në sektorin publik mund ta dëmtojë sektorin privat në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës me 2 shkurt ka miratuar Ligjin për Paga, ligj ky i cili për herë të parë rregullon pagesën e të punësuarve në sektorin publik. Zëdhënës i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë për Radio Kosovën së Ligji i Pagave do të fillojë të zbatohet nga muaji dhjetor i këtij viti.

United Hospital

“Zbatimi fillon në muajin dhjetor, ku të gjithë të punësuarit në sektorin publik pagat e dhjetorit do t’i marrin sipas ligjit të ri. Mjetet financiare janë në buxhet , masa e pagave është e buxhetuar dhe është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, bëri të ditur Shahini.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Naim Gashi, konsideron se ky ligj duhet të zbatohet përderisa nuk merret një vendim tjetër. Por ai thotë se ligji do të ngarkojë buxhetin e shtetit duke lënë kështu anash edhe punësimin e të rinjve në sektorin privat.|

“Orientimi i ri buxhetor mendoj që duhet të jetë gradualisht që krahas sektorit publik të shikohet dhe të forcohet edhe sektori privat, për faktin se pjesa dërmuese e të rinjve në Kosovë pritet të futen e tregun e punës në sektorin privat dhe si i tillë ai duhet të jetë atraktiv për ta mbajtur rininë në Kosovë që mos të ikin jashtë vendit”, tha ai.

Gashi tha se sektori i arsimit, përkatësisht ndërlidhja e tij me tregun e punës dhe fuqizimi i sektorit privat duhet të jenë prioritet i institucioneve të Kosovës, nëse do të synojmë garantimin e të vendeve të punës për 20 mijë të rinj. Me Ligjin e Pagave, koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro. Në bazë të Ligjit, presidenti i Kosovës pritet ta ketë pagën më të lartë dhe do të paguhet sipas koeficientit 10, deri sa kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhen sipas koeficientit 9.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.