Fundamenti

Vjen edhe edicioni i shtatë i manifestimit rajonal të poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këtë të shtune, më 24 qershor, ora 12:00, pikërisht në ditëvdekjen e shkrimtarit gjilanas Beqir Musliut, në Grykën e Karadakut, përkatësisht në ambientet e SHMU “Bajram Curri” të Shurdhanit, si qendër e lokalitetit të trekëndëshit kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni, mbahet edicioni i shtatë me radhë i Manifestimit rajonal të poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”.

Manifestimi i sivjem, i cili u shty për dy javë, shkaku i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në Kosovë, si manifestim që nderon Ditën e lirisë për Kosovën – 12 Qershorin, kësaj here pjesë tematike ka figurën e kryetrimit të Karadakut, Idriz Seferit, në 170 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin e vdekjes, i shpallur ndryshe edhe si “Viti i Idriz Seferit” nga Komuna e Gjilanit.

Me trajtesa rreth kësaj teme do të paraqiten kritikët letrarë, Sinan Sadiku e Arsim Halili.
Më pas, do të mbahet edhe Ora poetike e titulluar nga fillimi i këtij Manifestimi, “koha e poezisë”, ku pritet të lexojnë poetë nga komunat e kësaj hapësire të trekëndëshit kufitar, Gjilani, Kumanova e Presheva, po, edhe më gjerë, nga hapësira tjetër shqiptare, si edhe viteve tjera.

ARKATANA

Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, nga fillimi ka pasur për qëllim pikëtakimin, njohjen dhe afirmimin e poetëve dhe të vlerave letrare artistike që krijojnë, pikërisht në një trekëndësh kufitar ku, historikisht kanë vringëlluar armët.

Në vitin e shtatë të këtij Manifestimi, poetët, të cilët do marrin pjesë nga vullneti i mirë i tyre dhe, për hir të fjalës së bukur artistike, do përçojnë mesazhe paqeje e afrie mes popujve.

Pas përmbylljes së”Trekëndëshit poetik të paqes”, i cili mbështetet pjesërisht nga MKRS – Departamenti i Kulturës dhe Komuna e Gjilanit, poetët dhe artdashësit do të zhvendosen në sallën e KK të Gjilanit, ku pasditeen e së njëjtës ditë, do të organizohet ceremonia e dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu” ku, fitues i sivjem është shkrimtari nga Begunca e Vitisë, Ramadan Musliu ka thënë Sabit Rrustemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.