UBT

Vjedhjet me centë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Në tregun e Kosovës mijëra produkte mbarojnë me shifrat 99 centë, nga të cilat 1 centët e mbetur rrallëherë i kthehen konsumatorit. Në raste të tilla, nga moskthimi i kusurit, ekspertët e ekonomisë tregojnë se bizneset përfitojnë shuma të mëdha në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme.

Fatkeqësisht, sipas tyre, këtë shprehi të moskthimit të monedhave të imëta prej 1, 2, 3 e 4 centësh nuk e kanë vetëm tregtarët e vegjël, por kjo ndodh edhe me tregtarët e mëdhenj, te kompanitë e Telekomit, si dhe te bankat komerciale.

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi thotë se mungesa e shprehisë së kthimit të 1 ose 2 centëve dëmton konsumatorët, derisa përfiton biznesi me kusur të konsumatorit.

“Ta marrim një shembull, nëse një supermarket shet 10 mijë produkte në vlerë prej 2.99 euro dhe nuk e kthen asnjëherë centin e fundit, atëherë ai supermarket fiton 100 euro vetëm nga ai produkt. Unë mendoj se kjo është një vepër penale-vjedhje, e cila duhet të ndëshkohet nga organet kompetente”, vlerëson Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Centët në Kosovë vlerësohet se nuk kthehen për shkak të interesit financiar që ka biznesi, por edhe qytetarët hezitojnë ta kërkojnë kusurin, kur është fjala për monedha të imëta, transmeton koha.

Fajin për moskthimin e kusurit, sipas Gashit, përveç konsumatorëve e kanë edhe organet kompetente, inspektoratet, të cilat nuk i gjobisin ata tregtarë që nuk e kthejnë kusurin.

Një mundësi për t’i ikur moskthimit të kusurit, sipas Gashit, përveç tjerash është pagesa me kartela bankare, për të gjithë ata që posedojnë ndonjë të tillë.

“Unë iu sugjeroj të gjithë qytetarëve që asnjëherë të mos pranojnë që centët e tyre të vidhen nga shitësit, sepse ky është një ofendim që ata i bëjnë parasë së tyre të fituar me djersë. Bëj thirrje, gjithashtu, që asnjëherë të mos pranojnë të paguajnë pa marrë faturë fiskale, sepse në këtë mënyrë e ndihmojnë shtetin e tyre”, thekson ai.

UBT

Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët e anketuar e ngrenë si shqetësim moskthimin e parave të imëta nga shitësit me rastin e blerjes.

Liridona Siçeva, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë se moskthimi i kusurit në para të imëta i ka ndodhur shumë herë.

“Gati në të gjitha marketet ku kam rastis të blej gjëra që përfundojnë me 99 centë, apo kur fatura ka përfunduar me 99 centë, asnjëherë nuk më janë kthyer, thjesht i kanë rrumbullakosur faturat. Ndërsa, nëse ti është dashur t’i japësh centë shitësit, atëherë këtë është dashur ta bësh, përndryshe nuk ke mundur ta blesh atë produkt”, tregon Liridona.

Ngjashëm shprehet edhe Njomza, studente e Fakultetit Ekonomik: “Dyqanet kërkojnë çdo cent nga konsumatori, ndërkohë që ata nuk i kthejnë nëse ua kërkon. Ata thonë se nuk kanë monedha të imëta”.

Banka Qendrore e Kosovës është kompetente për sigurimin e një furnizimi të duhur të ekonomisë vendore me kartëmonedha dhe monedha euro/centë.

Zyrtarë të BQK-së kanë thënë se për kryerjen e këtij funksioni BQK-ja mban sasi optimale të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe i furnizon bankat komerciale në mënyrë të vazhdueshme, gjithnjë duke u bazuar sipas kërkesave.

Drejtori në Departamentin e operacioneve me para të gatshme dhe pagesa, Jeton Bajramaj tregon se ka shënuar rënie kërkesa për monedha të imëta nga bankat komerciale.

“Gjatë vitit 2013, BQK-ja ka furnizuar bankat komerciale me afër 1.1 milionë copë monedha euro të të gjitha denominimeve. Prej kësaj sasie, afër 0.9 milionë copë kanë qenë të denominimeve 5 centë, 2 centë dhe 1 centë). Kërkesa e bankave komerciale për monedha gjatë vitit 2013 ka shënuar një rënie prej 28 për qind, krahasuar me vitin 2012, gjegjësisht një rënie prej 24 për qind, krahasuar me vitin 2011”, bëri të ditur Bajramaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.