RCCOLA

Vjedhje me armë zjarri në sportelin e KEDS-it

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur kanë bërë vjedhje me armë të rënda zjarri në sportelin e KEDS-it në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Uji Dea

“Personat kanë shkaktuar dëme financiare dhe shëndetësore për personelin e KEDS-it që ishin prezentë në pikën e shitjes. KEDS-i ka njoftuar Policinë e Kosovës për vjedhjen dhe është duke bashkëpunuar për zgjidhjen e rastit. KEDS vlerëson se akte të tilla e dëmtojnë shoqërinë dhe beson në zgjidhjen e tyre në afatin më të shpejtë të mundshëm kohor nga organet e rendit”, është thënë në komunikatën e KEDS-it.