KKVITI

Vjedhje e rëndë, në një xhami në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, dje rreth orës 17h, ka ndaluar të dyshuari E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, në një xhami në Gjilan. Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, rreth orës 17h, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen “Dheu i Bardhë”, në Gjilan, me ç’ rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli, kishte arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte lajmëruar imamin e kësaj xhamie.

Eco Higjiena

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.