HW

Vjedhje e rëndë në Letnicë të Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me 28 tetor 2017 Policia e Kosovës stacioni policor në Viti ka pranuar një ankesë nga Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës se gjatë natës persona të panjohur në ish fermën e kafshëve në fshatin Letnicë kanë vjedhur disa vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderueshme.

Njësitet hetuese nga Vitia menjëherë pesë marrjes se rastit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Pas një pune intensive mirë të organizuar, ku për mes rrugëve operative janë marrë informatat për të dyshuarit e mundshëm të implikuar në ketë vepër penale.

Me 31 Tetor 2017 janë lokalizuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me këtë vepër penale të cilët janë sjell në stacionin policor në Viti.

Ata janë intervistuar në prezencën e Avokatëve mbrojtës , ku janë dëshmuar prova të qëndrueshme se ata e kanë kryer ketë vepër penale në bashkëveprim me qellim te përfitimit personal, besohet se atyre u ka ndihmuar edhe me një tjetër i dyshuar J. A. ( i cili është në kërkim të policisë).

HW

Hetuesit policor kanë arritur që ti gjejnë mjetet e vjedhura të fshehura në shtëpitë e të dyshuarve dhe në një shtëpi në fshatin Pozheran, ku janë konfiskuar veglat e punës si :
• Një aparat saldimi CO2 ,
• një makinë për suvatim ,
• një gjenerator KË-TEC 250,
• një kompresor ,
• një sharre elektrike për kopsht ,
• një makinë për gdhendjen e metaleve EINHELC 2000 ,
• shtat lloje te kabllove te trashësive dhe gjatësive te ndryshme ,
• një (akumulator)bateri e makinave ngjyrë e zezë ,
• një vinç ,
• tre litar për shtrëngim dhe një thes me zinxhir për tërheqje .

Në të gjitha fazat e hetimit ka qen i njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka marre vendim për ndalim për 48 orë ndaj dy të dyshuarve B. F. dhe M. Z. , ndërsa njëri nga të dyshuarit i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti pasi të kompletohet dërgohet në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.