UBT

Vjedhja, mëkat që po ndodh

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Me plot të drejt mban epitetin e divës së muzikës popullore shqiptare. E tillë ka qëndruar tash e sa vjet. Njëra ndër këngëtaret më të çmuara të skenës sonë, Shkurte Fejza e cila ka më shumë se 30 vjet në skenë, ende nuk rresht së punuari që publikun e saj ta befasojë gjithmonë me këngë të bukura e burimore.

Ajo për gazetën Tribuna ka bërë të ditur se tani për tani është duke punuar që para publikut të vijë me dy këngë të reja nga të cilat një do të jetë e kompletuar edhe me videoklip. “Po jam duke punuar në dy këngë, njërën e kam përfunduar, ndërsa tjetra është në përfundim e sipër. E kam në plan që njërës prej këngëve t’ia bashkëngjis edhe videoklipin e tjetrën ta paraqes nëpër xhirime të vitit të ri”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës, duke shtuar se do të ketë edhe bashkëpunime, për të cilat nuk ka dashur të jap detaje.

Rinia, po i pëlqen gjërat e gatshme

RCCOLA

Meqenëse gjithë karrierën e saj ja ka kushtuar këngës popullore, Shkurte Fejza shprehet paksa e shqetësuar për rininë tonë, duke konstatuar se ajo nuk po e kultivon aq sa duhet muzikën e cila përfaqëson identitetin tonë. “Edhe pse nuk më pëlqen të kritikoj kisha thënë që është lënë pak pas dore nga të rinjtë muzika popullore. Është mëkat sepse kemi një muzikë shumë të bukur e mbi të gjitha shumë pasur”. Sipas zonjës Fejza rinia e sotme është pak më dembele dhe po i pëlqejnë gjërat e gatshme.

“Rinia e sotme është pak më dembele po i donë gjërat gati. Sikur ti kushtonin pak kohë të hulumtonin në këngët tona popullore dhe të përpunonin ndonjë këngë, besoj që edhe nëpër botë të paraqitesh do të pëlqehesh”. Këngëtarja ka nënvizuar për fund se është mëkat të marrim tinguj nga rajoni duke pas parasysh sa të larmishme e kemi muzikën tonë. “Është mëkat të vjedhësh nga grekët, bullgarët apo turqit, kur ne kemi muzikë aq të pasur. Duhet vetëm pak më shumë t’i japin kohë vetes dhe të hulumtojnë”.