Vjedhja e shtetit dhe sistemi i dobët i drejtësisë!

Nga Bekim Thaqi – Se me të vërtetë Kosova, si një nga shtetet më të reja të botës është shëndrru në një vend ku mund të bësh pothuajse ç’të duash dhe shpeshherë nuk jep përgjegjësi, kjo nuk do koment mirëpo shtrohet pyetja si erdhëm deri këtu?

Krijimi i sistemeve të dobëta të drejtësisë, inspektimit e mbikëqyrjes dhe sidomos ndikimi politik në to ka bërë që Kosova tashmë të ketë probleme të theksuara me krimin, korrupsionin dhe hajninë sistematike të vendit.

Një kohë ankoheshim se nuk kemi kompetenca dhe akuzonim UNMIK -un dhe Euleksin, se ata e kanë në dorë sistemin e drejtësisë e në fakt persona të caktuar e shfrytëzonin këtë në favor të tyre, pothuajse duke e legalizuar hajninë me anë të tenderave dhe mënyrave tjera të sofistikuara.

Një sistem i dobët i drejtësisë i cili me anë të dënimeve kuturu, dhe i anshëm në vendimet që i merr nuk mundet me vendosë rendin e duhur në shoqëri. Normalisht hajnat dhe te gjithë keqbërësit e shfrytëzojnë këtë në maksimum dhe vjedhin pothuajse gjithçka u del përpara. E pse mos ta bëjnë këtë kur dënimet janë minimale apo shpeshherë edhe shpëtojnë pa therrë në këmbë. Pra kemi krijuar një sistem ku ” ia vlen barra qiranë nëse vjedh sepse ose dënohesh pak ose shpëton i lirë me miliona në xhep”

Institucionet e sigurisë në shumicën e kohës janë të udhëhequra nga persona me përkatësi partiake apo nga interesa të ndryshme biznesore dhe nuk lejojnë apo nuk shfaqin interes për krijimin e strukturave të shëndosha policore dhe inspektuese për ti luftuar dukuritë negative në shoqëri e sidomos rastet e profileve të mega vjedhjeve.

E gjithë kjo situatë na ka sjell në këtë gjendje kur vjedhjet milionëshe dhe skandalet me mega keqpërdorime janë të përditshme.

Shoqëria duhet të shkundet nga transi dhe të fillojë të kërkojë përgjegjësi në secilin aspekt dhe të bëjë ndryshimet e duhura në mënyrë që gjërat të ecin në drejtim të mirë.

Edhe institucionet duhet të kontrollohen vazhdimisht dhe të mbikëqyrën që mos të u japim hapësirë keqbërësve për manevrime./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).