Vjedhja e arit: Arrestohen katër zyrtarë policorë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës vazhdojnë sërish të bien pre e arrestimeve, si rezultat i keqpërdorimit të detyrës zyrtare të tyre.

Kësaj radhe, një major, dy togerë dhe një zyrtar policor janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës, nën dyshimin për vjedhje të rreth 25 kilogramë ari, që ndodhej prej gati pesë vjetësh në dhomën e dëshmive në Stacionin Policor në Pejë.

Ndërsa, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka shkarkuar Ahmet Hasin nga pozita e komandantit të Policisë rajonale në këtë komunë.

Uji Dea

Këto arrestime i ka konfirmuar ekskluzivisht për Korieri.info, Jetullah Aliu, Drejtor i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës. Aliu tha se këta persona kane qenë përgjegjës për t’u kujdesur për këtë dhomë. Ai po ashtu theksoi se priten arrestime të reja gjate ditëve në vijim.

“Janë katër zyrtarë policorë në ndalim policor, duke përfshirë një major, dy toger dhe një zyrtar policor… Këta katër zyrtarë janë përgjegjës për atë dhomë të dëshmive”.

Aliu shton se ata vazhdojnë të mbesin të paraburgosur dhe se inspektorati është duke përgatitur kallëzimin penal për të vazhduar me proceduarat e mëtejme. /Telegrafi/