Hidromorava

Vjedhësit e makinës me pasaporta të haxhinjëve të nxirren para drejtësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), reagon ashpër ndaj plaçkitjes së makinës dhe pasaportave të haxhilerëve, në Shqipëri dhe kërkon nga autoritetet e vendit, që sa më shpejt rasti të zbardhet dhe aktorët e këtij akti të turpshëm të nxirren para drejtësisë.

Siç është njoftuar opinioni, në territorin e Shqipërisë, është vjedhur makina e markës Mercedes së bashku me pasaportat e 63 haxhinjëve, të cilën e ngiste përfaqësuesi i BIPMB-së.

Përfaqësuesi i BIPMB-së, Abdullah Salihu, menaxher për organizimin e Haxhit, ishte nisur drejt Tiranës për të marrë vizat e nevojshme për udhëtim në Arabinë Saudite.
BIPMB-ja, është duke u angazhuar denjësisht, që të gjithë Haxhinjtë nga Lugina e Preshevës, pavarësisht këtij rasti të pashembullt, të marrin rrugën e Haxhit për në Qabe, për të plotësuar edhe kushtin e pestë të fesë Islame.

Uji Dea

BIPMB-ja, përmes përfaqësuesve të vetë, një rast të tillë e ka paraqitur jo vetëm në organet kompetente të shtetit amë, por edhe në Ambasadën e Arabisë Saudite dhe institucionet e tjera, të cilat priten të dalin me versionin zyrtar rreth këtij skandali.

BIPMB-ja, kërkon nga mjetet e informimit, të përmbahen nga deklaratat e ndryshme, deri sa të jepen kualifikime zyrtare, nga organet kompetente të Shqipërisë, në mënyrë që ky rast të ndriçohet dhe hajnat të përgjigjen para drejtësisë shqiptare, njofton Qendra për Informim e BIPMB-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.