Hidromorava

Vjedh valixhen me 100 mijë euro, 2 vjet burg për kosovarin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Enver B. një shtetas 34 vjeçar i Kosovës ishte akuzuar për vjedhjen e një valixheje me vlerë prej 100 mijë eurosh. Ai ka qëndruar të enjten në bankën e të akuzuarit në një gjykatë të Vjenës, ku i është shqiptuar dënimi me d vjet heqje lirie për vjedhje të rëndë.

Së bashku me dy persona të tjerë Enver B. pak para Krishtlindjeve të vitit 2013 ia kishin vënë syrin valixhes së një ruseje të pasur në Aeroportin Schwechat. Sapo rusja kishte humbur pak vëmendjen, valixhja tashmë ishte zhdukur. Në të kishte pasur dokumente, para dhe stoli në vlerë prej 100 mijë eurosh. Por, gëzimi për Enverin dhe kolegët nuk kishte qenë jetëgjatë. Kamera vëzhguese e aeroportit kishte bërë fotografi shumë të qarta të ndihmësve të tij dhe në bazë të tyre në Belgjikë ishte kapur Enver B. dhe njëri nga bashkëpunëtorët, sjkruan heute.at.

Fundamenti

Para trupit gjykues, i akuzuari është përpjekur të hiqte fajin nga vetja, ndërsa gjykatësja i ka shqiptuar dënimin prej 24 muajsh burg, pjesërisht me kusht, prej tyre 8 muaj burg efektiv. Për prokurorin kjo masë është shumë e butë, prandaj ai do të bëjë ankesë, kështu që dënimi ende nuk është i plotfuqishëm./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.