Vizitohet gruaja më e moshuar në komunën e Vitisë

Viti – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani me përfaqësues të Institucioneve Komunale, Grupit të Grave të Vitisë, Grupit të Grave të Goshicës me rastin e 8 marsit-Ditës ndërkombëtare të Gruas kanë vizituar znj.Rabije Ibishi, 103 vjeçare nga fshati Smirë e cila cilësohet si gruaja më e moshuar në Komunën e Vitisë.
Me këtë rast Drejtoresha Sylejmani i ka uruar asaj këtë festë duke thënë se gratë gjithmonë kanë luajtur një rol të veçantë në shoqërinë tonë. “Kam pasur nderin që në këtë ditë të shënuar të ju uroj 8 marsin zonjës Ibishi. Gruaja gjithmonë ka luajtur një rol të veçantë në shoqërinë tonë si në edukimin e brezave të rijnë ashtu edhe në proceset e rëndësishme të shoqërisë sonë në të gjitha sferat” u shpreh Sylejmani./rajonipress/