Vizitat politike të bizneseve

Liderët politikë në ditët e fundit i kanë shpeshtuar vizitat tek afaristët kosovarë. Në prag të zgjedhjeve ata po vizitojnë derë me derë bizneset, kryesisht prodhuese. Gati çdo ditë liderët politikë po e vizitojnë nga një prodhues.
Secilit po i premtojnë kushte të mira. Madje në disa raste ka ndodhur që afaristët të jenë befasuar me dy vizita të liderëve të ndryshëm politikë brenda ditës – shkuan gazeta Tribuna.
“Paradite e përcolla njërin, pasdite erdh tjetri”, thotë me shaka një prodhues kosovar. Ai është një përpunues druri dhe bashkë me familjen prodhon mobilie për tregun lokal.
“Të gjithë po na premtojnë kushte më të mira, por nuk po lodhen çfarë thonë. Jemi mësuar me ta dhe nuk pres asgjë më tepër. Prapë duhet vetë t’i bëj të gjitha”.
Të hënën udhëheqësit e tri partive politike në vend: LDK, PDK, AAK zgjodhën të vizitojnë biznese të profilit gati të ngjashëm në qytete të ndryshme të Kosovës.
/Tribuna