UBT

Vizitat e mërgimtarëve për festat e fundvitit, shpëtim për ekonominë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Fundi i vitit gjithnjë pritet me antuziazëm në Tetovë dhe Maqedoninë Perëndimore, me theks të veçantë nga bizneset. Kjo për shkak se nga mesi i muajit dhjetor fillojnë të vijnë mërgimtarët dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në biznesin e tyre.

Kthimi i mërgimtarëve në këtë periudhë është shpëtim për ekonominë tetovare, pasi që ajo varet nga paratë që sjellin mërgimtarët në vendlindje. Agjencitë që merren me studimin e bizneseve të vogla dhe të mesme theksojnë se kthimi i mërgimtarëve ka impakt të drejtpërdrejtë në ekonomitë e vogla.

„Mërgimtarët ende e ruajnë traditën e kthimit në vendlindje për festa të ndryshme që ndikon në ekonominë vendëse“, ka thënë për gazetën “Koha” në Shkup Nebi Jusufi nga Agjencia për Përkrahje të bizneseve të vogla dhe të mesme në Tetovë. Ai thotë se viteve të fundit analizat tregojnë se ka rënie në sjelljen e kapitalit të fituar nga mërgimi në vendlindje, megjithatë për mikrobizneset kjo është një infuzion për të mbijetuar.

Mobi Casa

Pothuajse të gjitha llojet e bizneseve të vogla në Pollog janë të varura nga ardhja e mërgimtarëve në këtë periudhë, edhe pse ata qëndrojnë jo më shumë se dy javë në vendlindje, megjithatë paratë që i lënë këtu u mundësojnë këtyre bizneseve që të mbijetojnë.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.