Uji Dea

Vizita te dentisti, shkas për t`i humbur 145 kg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Stomatologu, donte të ngrinte më lartë karrigen ku ishte vendosur pacientja. Por, lifti i karriges nuk e çonte dot peshën e saj…

Anglezja Denise Petty në vitin 2009 peshonte 230 kilogramë. Pasi që pesha e rëndë kishte ndikim negativ në shëndetin e saj, mjekët ia operuan stomakun duke i vendosur një shirit që bën reduktimin e ushqimit. Por, pas një kohe shiriti nuk funksiononte. Mjekët ishin dorëzuar duke i thënë se nuk kishin çfarë t`i bënin më.

Uji Dea

Mirëpo Denise vazhdoi të sfidonte fatin e saj. Ndërsa atë që nuk e bëri dot operacioni i stomakut, e bëri një vizitë te stomatologu, që ia ndryshoi asaj jetën në tërësi. Stomatologu, donte të ngrinte më lartë karrigen ku ishte vendosur pacientja. Por, lifti i karriges nuk e çonte dot peshën e saj.

Këtë situatë Denise 42 vjeçare e përjetoi aq keq sa që diçka krisi në kokën e saj. Kjo bëri që ajo të sfidojë veten më shumë dhe, duke ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, të humbasë plot 145 kilogramë, ose më shumë se gjysmën e peshës që kishte pasur.