FIDANISHTJA

Vizita selektive e kryeministrit Vuçiq në Luginë…

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përshtypja e parë e vizitës “historike”, të kryeministrit Vuçiq, në Preshevë, ishte klubi i shahut, duke i lavdëruar shqiptarët për lojtarë të mirë, ndërsa në Bujanoc u falënderua për fasulen me shije të përgatitur nga kuzhina popullore e Kryqit të Kuq lokal.

Falënderimet kryeministrore u dekoruan me mirënjohjen e ofruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili vizitën e Vuçiqit e cilësoi historike, ashtu siç e pat vlerësuar edhe vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Interesant, te Presheva jonë, është bërë zakon, që vizitat e para të quhen historike, me shpresën se ato të mos jenë të fundit…
Por, jo vetëm kaq. Për dallim nga vizitat e mëparshme, kjo e fundit, na doli selektive, madje edhe me bisht. Përveç premtimeve të shëndetshme të kryeministrit Vuçiq, se në jug të vendit, do të bëhet mirë, vizita e tij solli edhe sherr e përçarje mes shqiptarëve.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nuk pati rastin ta nderoj kryeministrin me ndonjë “Mirënjohje” si homologu i tij në Preshevë, ndonëse gjatë paralajmërimeve mediale për një vizitë të tillë, ishte më i gjallë dhe më atraktiv.

Po, pse ndodhi kështu?

Nagip Arifi, nuk ishte i kënaqur me agjendën e vizitës së kryeministrit Vuçiq, në Kryqin e Kuq dhe Banjën e Bujanocit, por, ai, e deshi, një vizitë të tillë në godinën e qeverisjes lokale.

Uji Dea

Çarshia e Bujanocit flet qartë se Nagip Arifi, nuk shkoi për t’u takuar me kryeministrin Vuçiq dhe disa ministra të tjerë, në Kryqin e Kuq lokal, ngase do të kishte marrë kritika
për mos mbështetje dhe injorim të këtij institucioni, apo ndoshta për shkak Ramazanit, e s’do të kishte pasur mundësinë ta shijonte fasulen e kuzhinës popullore, si zyrtarët e tjerë.

Ndonëse kryetari Arifi, nuk pat nderin dhe respektin për t’ia dhënë edhe ai një mirënjohje kryeministrit Vuçiq, mos të merakoset se një mirënjohje më të çmuar ia ka dhënë në vitin 2012, kur dy këshilltarët e partisë së kryeministrit, u bënë pjesë të qeverisjes lokale, duke lënë në opozitë dhjetëra këshilltarë shqiptarë.

Po, këto nuk janë të tërat…Vizita selektive e kryeministrit Vuçiq, la pas vetes jehonën e përçarjeve të krerëve institucionalë dhe partiakë, të cilët i ndërsyen militantët e tyre përmes rrjetave sociale dhe portaleve informative, të cilat i financojnë për shërbime propagande, të përçajnë dhe t’i dezinformojnë shqiptarët e këtij rajoni, se cila nga kryetarët e tyre lokalë doli më patriot.

Vizita e fundit e një kryeministri dhe ato të tjerat, të ndodhura më herët, tregojnë për mjerimin e mosunitetit të spektrit politik, në të cilën ka rënë, qe disa vjet klasa jonë politike në Luginë të Preshevës.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.