Fundamenti

Vizita e Ramës, produktive për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Luginë të Preshevës, Riza Halimi, e ka vlerësuar të frytshme vizitën e dytë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.

Ai ka thënë se kjo vizitë ishte më produktive për shqiptarët e Luginës së Preshevës sesa vizita e parë e tij.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Halimi ka treguar se të dyja palët kanë treguar gatishmëri që nëpërmjet bashkëpunimit praktik t’i zgjidhin problemet. “Përshtypja ime është se vizita e dytë e kryeministrit shqiptar ishte shumë më produktive se vizita e parë, ngaqë vizita e parë ishte më tepër një ngjarje historike që një kryeministër shqiptar për herë të parë e kishte vizituar Preshevën, prej pas Luftës së Dytë Botërore, kur Enver Hoxha e kishte vizituar këtë rajon. Kësaj radhe vlerësoj se kjo vizitë ka më tepër efekte se ajo e para dhe është shumë më praktike”, ka thënë Halimi.

HW

Ai ka treguar se gjatë bisedës që kanë pasur me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, në prani të kryeministrit shqiptar, janë pajtuar në parim për disa çështje. “Një nder to është çështja e teksteve shkollore. Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, e që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin Vuçiq, që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge, të cilët i ka Tirana në gjuhën shqipe, do t’i dërgohen Serbisë që t’i përdorin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë shpejt për këtë çështje do të takohen ministrat e arsimit të të dyja shteteve. “Gatishmërinë që e pamë në takim është reale që të ndodhë takimi mes dy ministrave dhe të realizohet në praktikë”, është shprehur Riza Halimi.

Një ujdi tjetër që kanë arritur me kreun e ekzekutivit serb, Halimi ka përmendur edhe atë të mbështetjes nga Qeveria e Serbisë të projekteve që vijnë jashtë shtetit. “Kryeministri Vuçiq kishte gatishmëri që Qeveria serbe ta mbështesë financiarisht çdo donacion apo projekt që vjen jashtë shtetit për luginën e Preshevës”, ka treguar Halimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.