United Hospital

Vizita e “Jehonës”- në Institutin Albanologjik të Prishtinës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Drejtori i revistës “Jehona” nga Lugina e Preshevës, Zaim Haliti, qëndroi për një vizitë pune në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Gjatë bisedës me drejtorin e Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, u diskutua për gjendjen e informimit shqip në Luginën e Preshevës, e posaçërisht për kontributin që po e jep revista e pavarur “Jehona”, për përmirësimin dhe afirmimin e informimit dhe kulturës shqiptare në këtë rajon dhe më gjerë.

Uji Dea

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, Haliti e njoftoi drejtorin e Institutit Albanologjik Matoshi, për rrugëtimin 25 vjeçar të revistës “Jehona”, për sukseset dhe sfidat, që i pati ajo gjatë kësaj periudhe.

Hysen Matoshi, e siguroi drejtorin e revistës “Jehona” se angazhimi i tij dhe institucionit që, ai, drejton, nuk do të mungoj në ndihmën profesionale të kësaj reviste e cila gjithnjë po dëshmohet për informimin e qytetarëve në mënyrë korrekte, të drejtë dhe efikase, njofton Jehona Press.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.