UBT

Vizatimi i Kosovës

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Migjen Kajtazi – Kafeterija e Fakultetit të Artitë të Prishtinës gumëzhinte nga zhurma e madhe që studentët bënin në pushimin e orëve të mësimit. Kjo zhurmë sot mbretëronte edhe më shumë dhe grupi më i zhurmshëm që sot kishte marrur kurorën e zhurmagjivë më të mëdhejë në kafeteri ishte grupi i studentëve të Profesor Arsimit. Ky grupë ishte i përbër nga 7 studentë të cilët rreth tavolinave të tyre kishin zënë hapësirë shumë më të madhe se herave tjera. Kjo hapësirë e madhe e marrur në kafeterinë e vogël ishte falë të folurit të tyre që përcillej edhe me lëvizjet të shpejta jo verbale. Dhe nuk mjaftonte vetëm kjo, mbi kokat e studentëve ishin vizatuar format e ndryshme të shllungave nga tymi i cigareve…

Në fakt në shikim nga larg do kishim thënë që ky grup i studentëve nuk i përkasnin fare fakultetit të artit që nga këndvështrimi i një të panjohuri do kishte thënë prania e këtyre të rinjëve ishte e rastësishme në fakultetin e artin që njihet për formë e komunikimit të veçantë dhe të qetë…

Po ja që artistët e ardhshëm janë të shqetësuar dhe gjithë kjo ngritje toni dhe lëvizje të karrikave e tavolinave pa respekt të fjalës në mes vetit ishte shkaktuar nga Profesor Arsimi …

Në fund të orës të mësimit, Profesor Arsimi kishte dhënë për detyrë studentëve që vijonin lëndën e tij për artin e pikturës një detyrë që kishte të bënte me një temë që në këndvështrimin e parë do thoshim që është temë shumë e lehtë, e qëllueshme dhe shumë lehtë e realizueshme. Tema që Profesor Arsimi kishte dhënë për të vizatuar studentët kishte titullin : Vizatimi i Kosovës.

Nga biseda do mundeshim të kuptojmë që grupi kishte ide të kundërta në mes veti dhe ngadalë dhe në mënyrë shumë të qartë ky grup u nda në tri nëngrupe.

Për nëngrupin e parë që përfshinte tre studentë me ide të përbashkëta, ishte e qartë që vizatimi do duhej ti lejë hapësirë « Tokës të Kosovës » dhe do mjaftonte që të gjindeje një simbol i Tokës të Kosovës që do mundej të pasqyrohej Kosova në vizatim. Argumenti për vënien në pah Tokën në Vizatimin e Kosovës argumentohej nga fakti që të gjitha luftërat në Evropë apo në Botë janë bërë për Tokë. Argumentet tjera politike apo fetare janë vetëm pretekst për të fshehur qëllimet e luftërave. Si shembull ilustrativë morën shtetet evropiane që kanë pasur koloni dhe kanë ndikim në Botë. Portugalia apo Belgjika që nuk janë shtete të mëdha kanë ende shumë ndikim në shtetet që kanë qenë nën dominimin e tyre. E nuk flasim për shtetet e tjera evropiane që kanë ndikim të madh në politikat botërore !.

Për nëngrupin e dytë që përfshinë po ashtu tre studentë tjerë, insistonte që « Njeriu i Kosovës » do duhej që të figuronte në vizatimin e Kosovës. Për të argumentuar idenë e tyre, Japonia shërbente si shembull. Shikone Japonin edhe pse nuk ka shumë pasuri nëntokësore për Japonezët pasuria më e madhe janë vetë Japonezët.

Fundamenti

Nëngrupi i Tokës kundërshtonte idenë e vizatimin të qytetarit të Kosovës nga fakti që shoqëria e Kosovës përbëhet edhe nga minoritetet e ndryshme. Kurse nëngrupi i njeriut të Kosovës thoshte që nuk mundemi të bëhemi shtet i fortë nëse kemi frikë nga minoritetet që nuk përbëjnë as pesë përqindë të popullsisë në Kosovë.

Dhe në ketë luftë të ideve në mes nëngrupit të Tokës të Kosovës dhe nëngrupit të Njeriut të Kosovës rrinte përballë studenti i ardhur nga diaspora që përbënte në vetvete një nëngrup tjetër me ide dhe duke shfrytëzuar një pushim të vogël të përplasjeve të ideve morri fjalën ashtu sikur kur merr fjalën dikush që nuk është ftuar në bisedë….
Nëngrupet e Tokës dhe të Njeriut të Kosovës u çuditën nga guximi i studentit të Diasporës që ngriti zërin dhe që bëri që këto grupe ta dëgjojnë idenë e tij. Studenti i ardhur nga diaspora fillojë argumentin e vetë duke thënë që diaspora nga larg e ka këndvështrimin tjetër dhe referencat e tij të marrur nga shtetet tjera janë të ndryshme.
Studenti i Diasporës për të mbrojtur idetë e veta, merr shembullin e analizës të pikturës që duhet të largohemi nga piktura me qëllim që të dallojmë më mirë kontrastet e shprehura në pikturë…

Për studentin e Diasporës është e rëndësishme që vizatimi i Kosovës të ngërthejë ndonjë simbol të « Tokës » të Kosovës dhe njëherit « Njeriun » e Kosovës.

Ky propozim sikur fillojë të marr miratimin e të gjithëve dhe ashtu befas pa qenë fare i ftuar, djaloshi që shërbente në kafeterinë e Fakultetit të artit, pasi kishte dëgjuar po thuajë gjithë bisedën e tyre. Bisedë që në fakt kishte dëgjuar e gjithë kafeteria se toni i ngritur i studentëve kishte bërë të vetën,ju drejtua studentëve duke i këshilluar të bënin hulumtim në internet qoftë në gjuhën angleze apo në gjuhën frenge me fjalët : vizatojë vendin timë.

Djaloshi, u largua ashtu në mënyrë spontane duke ju shërbyer kafe për të katërtën herë studentëve të cilët u hutuan nga kjo ndërhyrje dhe pa komunikuar në mes veti nxorën telefonat portabël duke futurë këto fjalë në motorin e kërkimeve google dhe të gjithë gjetën punimet e bëra me ketë temë.

Ishin punime të realizuar nga fëmijët e shteteve anë e mbanë në Botë dhe në çdo vizatim të tyre lidhur me vendet që përfaqësonin ishte paraqitur me simbole e me domethënie Lumturia e tyre …. /rajonipress/