Uji Dea

Vizat, problem për të gjithë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kërkojnë nga institucionet që të përdorin autoritetin e tyre tek ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe që t’i lehtësojnë procedurat për marrjen e vizave për drejtuesit e bizneseve. Mirëpo, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në këtë drejtim nuk mund të ndërmarrin ndonjë veprim, pasi që çështja e vizave ka të bëjë direkt me politikat e shtetit përkatëse.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli, thotë se institucionet e vendit janë duke punuar në përmbushjen e obligimeve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

“Sa u përket lehtësirave që si institucione qeveritare mund të ofrojmë për bizneset tona, mendoj se mundësitë tona janë të pakta, për shkakun se kjo ka të bëjë me politikat e vendeve, në të cilat ata aplikojnë. Kështu që ndikimi ynë sa i takon lehtësive që mund t’i ofrojmë, është i vogël”, thotë Kasapolli.

Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave është shndërruar në një problem kronik për të gjithë qytetarët, e jo vetëm për komunitetin e biznesit.

“Misioni i fundit vlerësues ka treguar se Kosova dëshmuar progres në të gjitha fushat dhe besoj se kjo çështje deri në fund të vitit, do të qartësohet dhe qytetarët e Kosovës besoj në fillim të vitit 2015 do të jenë të lirë të udhëtojnë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian”, shton Kasapolli.

Nga ana tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e vendit dhe ambasadat e shteteve evropiane në Kosovë, duhet të ndërmarrin masa për të lehtësuar procedurat për marrjen e vizave për drejtuesit e bizneseve.

Eco Higjiena

“Sa më tepër që kemi shpresuar në liberalizim, nga ana e ambasadave në Kosovë, sidomos të atyre evropiane, ka ardhur një ngushtim i fytit për të dhënë vizat dhe vërtetë që është një paradoks që nuk i shkon në favor proceseve ekonomike dhe integruese të Kosovës”, shprehet Gërxhaliu, duke shtuar se ambasadat në Kosovë, kanë marrë masa rigoroze në dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i OEK-ut, deklaron, po ashtu, se komuniteti i biznesit në Kosovë, çdo ditë e më shumë është i getoizuar.

Sipas tij, një gjë e tillë e dëmton në masë Kosovës dhe mbi të gjitha shumë kë e detyron të hulumtojë metoda të padëshiruara alternative për të arritur cakun e dëshiruar.

“Në parimet e BE-së janë partneriteti dhe dialogu konstruktiv. Për fat të keq në Kosovë diçka e tillë nuk po ndodh. Është koha kur vërtet duhet të ndërmerren hapa pozitivë në këtë drejtim. Duhet të mbështeten proceset zhvillimore. Dhe, në rend të parë, për të paktën për proceset vendore duhet të jetë një tretman i veçantë dhe jo të bien pre e një burokracie të pajustifikuar evropiane në Kosovë”, thekson Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, sa i takon çështjes së liberalizmit, është thënë se mungesa e rezultateve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, paraqiten si pengesat kryesore për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Komisionit Evropian nga Kosova ka kërkuar që të bëhen hapa konkretë në luftimin e dukurive negative, në mënyrë që të ecë drejt liberalizimit.

Mospërmbushja e kritereve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian, mund ta lërë Kosovën pa u përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave edhe gjatë vitit 2014, kanë tërhequr vërejtjen njohës të proceseve integruese evropiane. /rel/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.