UBT

Vizat, në vjeshtë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, thotë se nuk ka asnjë indikacion që liberalizimi i vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian të mos ndodhë këtë vit. Ai ka deklaruar për “Zërin” se deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe se propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes në Këshillin e Ministrave dhe në Parlamentin Evropian dhe po diskutohet nga instancat relevante.

“Komisioni Evropian tanimë e ka bërë propozimin ligjor për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Është rrjedhë e natyrshme dhe e pritur që tash dy institucionet tjera, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ta shqyrtojnë këtë propozim dhe ta miratojnë atë. Deri më tani gjërat kanë ecur përpara dhe propozimi po kalon nëpër procesin e vendimmarrjes. Ky propozim është në agjendat e të dy institucioneve dhe po diskutohet nga instancat relevante”, ka deklaruar Çollaku.

ARKATANA

Ai më tej ka thënë se edhe institucionet e Kosovës janë duke punuar maksimalisht që të mbajnë trendin pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit për liberalizim.

“Edhe ne nga ana jonë jemi duke punuar maksimalisht që të mbajmë një trend pozitiv të zbatimit të të gjitha aspekteve të udhërrëfyesit, dhe siç e dini disa nga to kërkojnë zbatim të vazhdueshëm dhe po u kushtojmë rëndësi kërkesave të institucioneve. Kosova ka një historik shumë të pasur të rezultateve që i ka dhënë në këtë proces, dhe për këtë kemi pasur vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian, të cilat edhe i ka shfrytëzuar si bazë për propozimin e vet për liberalizim të vizave që kanë bërë në maj”, ka shtuar Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.