Hidromorava

Vizat e ‘përjetshme’!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Liberalizimi i vizave me BE-në nuk pritet të ndodhë as këtë vit, pavarësisht se gati një dekadë liderët politikë në vend premtojnë heqjen e tyre. Bashkimi Evropian insiston se pa kalimin e Demarkacionit në Kuvend nuk hiqen vizat për kosovarët, derisa opozita kërcënon se me rikthimin e Marrëveshjes për Kufirin rikthehet edhe gazi lotsjellës. Në anën tjetër, kosovarët do të vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluar në Evropë edhe gjatë vitit 2017.

Qytetarët e Kosovës nuk pritet të lëvizin lirshëm në zonën Shchengen as gjatë këtij viti. Liberalizimi i vizave, i premtuar tash e 6 vjet, ka mbetur peng i Marrëveshjes së Demarkacionit, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita kosovare për afro dy vjet. E njëjta situatë po vazhdon edhe sot. Derisa në Qeveri thonë se janë duke e shqyrtuar riprocedimin e Marrëveshjes në Kuvend për një kohë të përshtatshme, opozita kosovare nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj.

Uji Dea

Kundërshtimi i Marrëveshjes e cila sipas tyre ia humb Kosovës 8200 hektarë tokë, brenda dhe jashtë Kuvendit do të jetë i fuqishëm. E sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, përgjegjësia kryesore për izolimin e kosovarëve edhe këtë vit bie pikërisht mbi institucionet dhe udhëheqësit e Kosovës. Megjithatë, ka edhe të atillë që një pjesë fajit ia vënë Bashkimi Evropian./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.