Uji Dea

Vizat, dështim i Hashim Thaçit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e konsideron 2015-n vit të dështuar të Hashim Thaçit në diplomaci. Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo thotë se diplomacia kosovare dështoi në UNESCO, në fushën e njohjeve dhe në fund me procesin e liberalizimit të vizave. Kërcënimi, që Thaçi ia bëri BE-së, me një gjuhë të pamatur, sipas Osmanit, nuk i kontribuon integrimit të Kosovës.

Diplomacia kosovare ka dështuar tërësisht gjatë këtij viti. Dështoi në UNESCO, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për anëtarësimin e Kosovës në organizata të tjera ndërkohë, ndërsa dështimi ordiner është edhe ky për vizat.

Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Zëri”, deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së dhe anëtarja e Komisionit për Integrime, Vjosa Osmani.

Mobi Casa

Ajo ka folur edhe për një ridizajnim të strategjisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, pasi me këtë proces, sipas saj, po përfiton vetëm Serbia.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së presidentit në shkurt të vitit 2016, Osmani ka thënë se ai duhet të jetë një person unifikues që përmirëson imazhin e vendit në botë e, sipas saj, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk është as njëra e as tjetra.

Krejt në fund sa i përket zgjedhjeve të parakohshme Osmani ka thënë se vetëm për një arsye nuk është për atë opsion njëherë.

E ajo është Gjykata Speciale, megjithëse ka shtuar se nëse nuk ka dalje nga kriza, atëherë ajo do të mbetet e vetmja zgjedhje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.