Vitin e ardhshëm për Scudetto’

Mesfushori i skuadrës së Napolit, Valon Behrami, ka qenë shumë entuziast pas fitores ndaj Interit duke publikuar synimet e tij me klubin napolitan në sezonin e ardhshëm.
“Vitin e ardhshëm sigurisht që do të luftojmë për Scudetto. T’i shohësh rivalët duke festuar është e pakëndshme por për neve do të shërbej vetëm si një mësim në mënyrë që të luftojmë edicionin e ardhshëm sa më shumë. Do të ishte e mrekullueshme sikur ta festonim titullin me tifozët tanë. Ata janë fantastik, na kanë përkrahur gjithmonë dhe e meritojnë këtë trofe”, deklaroi Behrami.