Uji Dea

Vitiasit të shqetësuar nga lypsarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kërkimi i lëmoshës vazhdon të jetë dukuri shqetësuese për qytetarët e Komunës së Vitisë. EVSB apelon te qytetarët, që mos tu ipen para lypsarëve në rrugë, shkaku i rrezikut të mundshëm nga infektimi me Coronavirus.

Duket se për lypsarët nuk ka koronavirus, ata po vazhdojnë të qëndrojnë rrugëve, lokaleve dhe skutave të tyre për çdo ditë, duke e shtrirë dorën për lëmoshë.

Masat e rrepta për parandalimin e koronavirusit kanë ndikuar në lëvizjen e pakët të qytetarëve nëpër rrugët e qytetit të Vitisë. Numri i pakët i qytetarëve nëpër rrugët e qytetit ua kishte vështirësuar punën lypsarëve, të cilët nuk rrinin më rrugëve shkaku i masave të rrepta që ishin ndërmarrë nga IKSHP-ja, kundër pandemisë.

Qytetarë të shumtë që kanë kontaktuar EVSB-në, kanë shprehur shqetësimet dhe friken e tyre, duke i parë ata si rrezik për shpërhapje të virusit.

Mobi Casa

Institucionet përkatëse duhet të merren seriozisht me këtë çështje, sepse në këtë situatë askush nuk është i sigurt nga pandemia, dhe mundësisht t`i parandalojnë këto raste, e që janë me të drejtë shqetësuese për qytetarët tanë.

Një lypsarë i infektuar duke hyrë derë më derë nëpër lokale të shumta,veçmas nëpër kafiterit e qytetit, nuk dihet se sa persona mundë të infektohen, dhe më pas numri me të infektuar mundë të jetë i lartë nëpër familjet tona.

EVSB apelon te organet përgjegjëse të marrin masa ndaj lypsarëve, ta ndalojnë këtë dukuri sepse mundësia e shpërhapjes së virusit përmes lypsarëve, mundë të jetë e madhe thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.