Uji Dea

Vitiasit maltretohen në mungesë të dokumentacionit që ndodhet në Serbi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët vitias ankohen Drejtori i Administratës Komunale të Vitisë Besim Halimi është vizituar nga përfaqësuesi i projektit të Binjakëzimit ECSM, Ian Sumnall. Më këtë rast ai e njoftoj atë lidhur me punën dhe angazhimin e kësaj drejtorie si dhe Institucioneve Komunale të Vitisë si në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve , po ashtu për projektet e ndryshme të komunës së Vitisë.

Duke folur për punën e shërbyesve civil , Halimi tha se qytetarët janë kryesisht të kënaqur me shërbimet Komunale si në marrjen e dokumenteve personale. “ Si drejtor i administratës Komunale me intereson të dijë se a janë qytetarët e komunës sonë të kënaqur me shërbimet të cilat ju ofrojmë atyre dhe mund të ju them lirisht se nga kontaktet e drejtpërdrejta të cilat i kam vazhdimisht me qytetarët tanë ata shprehen të kënaqur, por ka raste kur qytetarët shprehen të pakënaqur dhe atë me të drejtë për arsyeje se një pjesë e madhe të dokumentacionit të gjendjes civile para vitit 1999 gjenden në Republikën e Serbisë dhe kjo vështirëson marrjen e dokumenteve ” u shpreh Halimi.

Mobi Casa

Halimi tha se edhe përkundër faktit se kushtet në objektin e Administratës Komunale të Vitisë nuk janë të mira për shkak të hapësirës së ngushtë prapë ky institucion po i ofron qytetarëve shërbime të shpejta. Sipas tij problemi i hapësirës në objektin që gjendet Administrata Komunale pritet të zgjidhet brenda këtij viti, pasi që administrata komunale pritet të kaloj në objektin e ri që është në përfundim e sipër dhe e cila është financuar nga Komisioni Evropian.

Halimi ndër tjerash ka folur lidhur me menaxhimin e veturave zyrtare dhe kursimet që janë bërë nga Komuna e Vitisë në derivatet e naftës, ku theksoi se kjo drejtori ka arritur me një menaxhim të mirë të kursej 13 mijë litra derivate. Gjatë këtij takimi Halimi ka folur edhe për zhvillimet e gjithëmbarshme, projektet në interes të qytetarëve , por edhe për efikasitetin e shërbimeve komunale./rajonipress/