Vitiasi nuk i ndalet patrullës policore, gjatë ikjes godet me kamion zyrtarin policor
Viti – Në fshatin Ramnisht, të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me kamionin e tij, nuk u është ndalë zyrtarëve policorë dhe gjatë tentimit për të ikur ka goditur me kamion zyrtarin policor.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


