Uji Dea

Vitiasi akuzohet për rrezikim të trafikut publik, ka vozitur pa patentë shofer

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit G.B., për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 1 korrik 2019, rreth orës 12h, në fshatin Ramnishtë, komuna e Vitisë, i pandehuri G.B., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që gjatë drejtimit të automjetit të markës VË Golf, pa patentë shofer, ka shkaktuar aksident në komunikacion, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.

Në bazë të ekspertizës së komunikacionit, i pandehuri ka lëvizur me shpejtësi prej 112 k/h, edhe përkundër faktit që shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h, me ç’rast për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim, me anën e djathtë të pjesës së parë të automjetit, e ka goditur këmbësorin, tani të ndjerin S.D., i cili ishte duke trupuar rrugën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili me urgjencë transferohet në QKUK, në Prishtinë, ku pas 7 ditëve, përkatësisht më 8 korrik 2019, ka ndërruar jetë.

Eco Higjiena

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”./rajonipress/