ARKATANA

Vitia vazhdon me projektet në sigurimin e ujit të pijshëm, tani fshati Letnicë u bë me ujë të pijshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Të premtën në fshatin Letnicë të Vitisë, është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI dhe është financuar nga qeveria zvicerane dhe e Kosovës, por edhe nga komuna e Vitisë.

Fillimisht në Viti, është bërë nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe në mes të komunës, fshatit Letnicë dhe Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava”- Gjilan pasi që menaxhimi i ujit në këtë lokalitet do të merret nga KRU “Hidromorava”.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin përurimit të këtij projekti, ka potencuar se pas rregullimit të rrjetit të ujësjellësit banorët e këtij fshati do të kenë qasje në ujë të pijes.

Ai potencoi se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po punon edhe në lokalitete të tjera për të sigurohet furnizimi i banorëve me ujë të pijes dhe që më pas menaxhimi i ujit të bëhet nga Kompania “Hidoromorava” në Gjilan.

Ai gjithashtu tha se pos projektit të sigurimit të ujit të pijes për banorët e këtij lokaliteti më parë janë realizuar edhe shumë projekte të tjera në fushat e ndryshme që sipas tij kanë për qëllim rritjen e cilësisë së jetesës në këtë fshat.

Uji Dea

Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” z.Muhamed Suliqi tha se realizimi i këtij projekti për banorët e fshatit Letnicë është jetike dhe se KRU “Hidromorava” do ta merre menaxhimin e tij duke shtuar se Qendra Regjionale e Shëndetësisë Publike ka cilësuar se uji nga ky rrjet është i pijshëm.

Megjithatë ai pati edhe një porosi për konsumatorët aktual që të paguajnë faturën e ujit të pijshëm pasi që sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie vetëm kështu mund të sigurohet cilësia e mirë e ujit.

Ai shtoj se menaxhimin e ujit të pijshëm edhe në lokalitetet e tjera të kësaj komune pritet ta merr kjo kompani.

Edhe famullitari i kishës katolike në Viti, Dom Marjan Demaj dhe Kryetari i fshatit Letnicë, Shin Gjoni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.