United Hospital

Vitia: Varianti britanik i virusit shumë më i rrezikshëm dhe prek moshat e reja të cilat do të vaksinohen në fazën e tretë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se situata në Kosovë është e rëndë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se situata është rënduar edhe për shkak të variantit të ri të COVID-19, i cili prek moshat e reja dhe është më i rrezikshëm,

“Situata është e rëndë, sidomos në institucionet shëndetësore. Varianti i ri britanik është shumëfish më i rrezikshëm dhe i prek moshat e reja të cilët do të vaksinohen në fazën e tretë të planit të hartuar më herët”, ka thënë Vitia në një konferencë për media, raporton Zeri.info

FIDANISHTJA

Ministri tha gjithashtu se masat kufizuese janë dëshmuar më të efektshme për të kontrolluar pandeminë, ndërsa shtoi se po punojnë për të siguruar vaksina të tjera sa më shpejt.

“Qeveria po punon që të sigurojë sa më shumë vaksina dhe sa më shpejt. Në këtë proces nuk është vetëm Ministria e Shëndetësisë, është kabineti i kryeministrit Kurti dhe vet presidentja Osmani”, ka thënë ai.

Ai shtoi se është i vetishëm për humbjet në ekonomi si pasojë e masave kufizuese, ndërsa tha se Ministria e Financave ka për përgatitur edhe masat që synojnë ruajtjen e shëndetit ekonomik. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.