GRANDEMALL

Vitia transparente në vendimmarrje, prioritet edhe rinia

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Viti – Në kuadër të projektit të OSBE-së për “Fuqizimin e përfshirjes së rinisë dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim marrje” në Viti është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, OSBE-së dhe KVRL-së.

Gjatë këtij takimi në veçanti është folur për mundësitë e ngritjes së pjesëmarrjes së rinisë përmes Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, por janë paraqitur edhe disa pengesa si mungesa e regjistrimit të këtij këshilli pranë ministrisë përkatëse.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke folur lidhur me rëndësinë që ka shoqëria civile në procesin e vendimmarrjes tha se Komuna e Vitisë ka hartuar një Rregullore mbi Transparencën dhe në këtë do të jetë edhe avancimi i rinisë.

Njëherit Aliu ka folur edhe për vendimin për formimin e komiteteve konsultative .”Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë kemi sjellë një vendim të aprovuar për formimin e dy komiteteve konsultative një për personat me aftësi të kufizuar ndërkaq tjetra për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, dhe ju njoftoj se konkursi do të jetë i hapur dhe do ta kemi në konsideratë edhe kategorinë e rinisë” u shpreh Aliu.

FIDANISHTJA

Drejtori i Qendrës Regjionale të OSBE-së, Ulrich Biffar tha se ekzistojnë disa KVRL të cilat kanë ide dhe dëshirojnë t`i shndërrojnë ato në projekte konkrete dhe për sipas tij kjo është një ndër arsyeje sepse OSBE-ja i përkrah këto këshille. “Arsyeje pse jemi mbledhur këtu sot është që t`i grumbullojmë idetë dhe të shndërrohen ato në projekte konkrete. Dhe vet prezenca e përfaqësuesve Komunal konkretisht zv. Kryetarit është dëshmi se ata janë të gatshëm t`i përkrahjen projektet e duhura” u shpreh Biffar.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të KVRL-së të Vitisë si dhe Përgjegjësi i Sektorit të Rinisë, Emrush Azemi ndërkaq si problematik është shtruar mungesa e regjistrimit të KVRL-së për shkaqe të ndryshme e që një nga to është sipas pjesëmarrësve mungesa e marrjes së certifikatave nga tri organizatat të cilat merren me punën e rinisë, pasi sipas tyre në Viti për momentin janë aktiv vetëm dy organizata rinore.

Në fund të këtij takimi janë dhënë edhe rekomandimet konkrete për aktivizimin rinisë dhe regjistrimin e këtij këshilli. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.