ARKATANA

Vitia thotë se deri në fund të vitit do të vaksinohen mbi 60% e popullatës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se me dozat e siguruar të vaksinave kundër Covid-19, do të arrijnë të imunizojnë mbi 60% të popullatës në Kosovë.

Derisa ka raportuar për 100 ditë qeverisje, Vitia ka folur edhe për furnizimin me barna esenciale, për çka ka thënë se deri në fund të vitit niveli i furnizimit me këto barna do të jetë mbi 90%.

Vitia ka thënë se prej marrjes së mandatit, prioritet kryesor e kanë pasur sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

ARKATANA

“Qeverisjen e kemi filluar pa asnjë vaksinë në stoqet tona, më 28 mars kanë arritur dozat e parë të vaksinave të siguruara përmes mekanizmit Covax nga UNICEF-i, janë bërë ndryshime të nevojshme ligjore që i kanë hapur rrugë kontraktimit dhe sigurimit të vaksinave kundër Covid-19, dhe me datën 28 maj Kosova ka siguruar 1 milion e 213 mijë e 290 vaksina nga marrëveshja me Pfizer për vitin 2021 dhe ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për republikën e Kosovës përballë Covid-19. Për informacion, deri më sot në Republikën e Kosovës kanë arritur 392 mijë e 980 doza dhe deri në fund të vitit janë siguruar mbi 2 milion doza që na mundëson të arrijmë objektivin tonë për imunizimin e 60% të popullatës, bile edhe më shumë”, u shpreh Vitia.

Ai ka përmendur miratimin e planit nga ana e qeverisë, për vaksinimit masiv të popullatës, ku ka theksuar se në bashkëpunim me komunat kanë krijuar 278 ekipe të vaksinimit.

“Për shkak të përgjysmimit të buxhetit për barna nga lista e barnave esenciale dhe rrezikimit serioz të furnizimeve nga kjo liste, ministria e shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave kemi bërë ndarjen e mjeteve buxhetore për sigurimin e barnave në vlerë prej 6.8 milion eurove. Duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese dhje sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të vitit pritet që niveli i furnizimit me këto barna të jetë në shkallën mbi 90%”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.