Hidromorava

Vitia takon pronarët e parcelave që priten të shpronësohen

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot një takim me pronarët dhe përfaqësuesit e parcelave të cilat janë shpallur zonë me interes të përgjithshëm publik ku parashihet ndërtimi i shkollës së re të fshatit Beguncë.

Me këtë rast ata u njohën për së afërmi me procedurat e shpronësimit dhe vlerësimin e tokës që pritet të bëhet në muajin në vijim nga ministria përkatëse.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e këtyre tokave u shprehen të gatshëm që të bëhet shpronësimi, por njëherit ata kërkuan që të bëhet një vlerësim real nga Institucionet përgjegjëse.

Zv.Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu gjatë këtij takimi i njoftoj pronarët dhe përfaqësuesit e parcelave rreth procedurave rreth shpronësimit të këtyre parcelave duke sqaruar se vlerësimi i vlerës së tokës nuk do të bëhet nga Komuna. ”Fillimisht dua të ju falënderoj që keni shprehur gatishmërinë që të jeni pjesë e shpronësimit të pronave tuaja të cilat do të dedikohet për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Beguncë. Institucionet Komunale të Vitisë, nuk do të bëjnë vlerësimin e vlerës së parcelave tuaja, por kjo do të bëhet nga një komision i veçantë prej ministrisë” u shpreh Aliu.

Fundamenti

Ndërkaq Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi tha se gatishmëria e këtyre banorëve që të japin pronat e tyre për shpronësim është i një rëndësie të veçantë për banorët e fshatit Beguncë ku mbi parcelat e tyre do të ndërtohet objekti i shkollës së këtij fshati. Ajo mandej i njoftoj ata me procedurat ligjore për shpronësim duke potencuar se shpronësimi është në kompetencë të Ministrisë së Financave. “Shpronësimi është në kompetencë të Ministrisë së Financave dhe ne jemi duke pritur afatin ligjor prej 30 ditësh në gazetën zyrtare. Ne e kemi parë të arsyeshme që të mbajmë një takim me ju dhe të bashkëbisedojmë për këtë çështje, por që edhe jo të njiheni me procesin e shpronësimit” u shpreh Emini.

Përndryshe pronarët dhe përfaqësuesit e parcelave në fjalë janë shprehur për shpronësimin e parcelave të tyre, por njëherit ata kërkuan që të bëhet një vlerësim real nga Institucionet përkatëse.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Zyrtarë Komunal nga Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi./rajonipresss/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.