RCCOLA

Vitia sonte ka ndezur dritat festive në sheshin e qytetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Sonte në qytetin e Vitisë, konkretisht në sheshin “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra”, është bërë ndezja e dritave për nderë të festave të fundvitit.

Me këtë rast ndezjen e dritave e bëri kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe qytetarë të cilët për së afërmi përcollën këtë ngjarje.

Uji Dea

Haliti, ju uroj të gjithë qytetarëve vitias, përfshirë edhe mërgimtarëve festat e fundvitit, duke ju uruar shëndet dhe duke shpresuar të kalojnë sa më mirë për këto festa pranë familjes dhe më të dashurve./rajonipress/