Mobi Casa

Vitia shton gatishmërinë pas rikthimit të Covid19-bëhet thirrje për kujdes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) i Komunës së Vitisë, ka shqyrtuar sot gjendjen aktuale epidemiologjike, pas paraqitjes së një rasti të ri me Covid19 në këtë komunë.

Diagnostifikimi me Covid19 i një personi nga fshati Zhiti, në Institutin Kombëtar tê Shëndetit Publik, shënon rikthimin e gjendjes, pas 40 ditësh, pa raste, në Viti.

Sokol Haliti, i cili kryeson këtë komitet tha se është rritur gatishmëria, pasi ka mundësi që të shtohen rastet, për shkak të frekuentimit të madh të qytetarëve.

Ai tha se do të gjurmohen kontaktet e personit të infektuar, për të ndalë përhapjen.

Eco Higjiena

Sipas tij në përgjithësi në gjithë vendin nuk po ka seriozitet në respektimin e masave mbrojtëse kundër gripit, sidomos në mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave.

Ai u bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje dhe kujdes të shtuar, sepse kjo fazë mund të jetë më e rrezikshme, por pa bërë panik.

Haliti tha se gjendja është duke u vëzhguar me kujdes dhe po shqyrtohen masa të shtuara, për ta parandaluar përhapjen e mëtutjeshme.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se pas rikthimit të gripit, do të ndryshojnë aktivitetet, por kërkoi nga qytetarët që ta ruajnë veten dhe të tjerët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.