ARKATANA

Vitia shqyrton mundësit për rregullim të ndriçimit publik me energji solare

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti ka pritur sot një delegacion nga ESC International GmbH, me të cilët ka zhvilluar një takim për të shqyrtuar mundësit e realizimit të një projekti shumë të rëndësishëm dhe kapital për komunën e Vitisë, që ka të bëjë me përdorimin e teknologjisë më të avancuar të energjisë solare që do të ofroj ndriçim publik.

Me këtë rast ata biseduan rreth modaliteteve që do të rezultonin me implementim të një projekti të këtillë në komunën e Vitisë.

Shkelzim Murtezi president i ESC International GmbH-së, ka njoftuar kryetarin me atë që ofron kjo kompani e specializuar në efiçiencën e energjisë përmes përdorimit të teknologjisë më të avancuar solare ku përmes paneleve solare të vendosura në trupa ndriçues, rrezet diellore kthehen në energji duke ofruar kështu ndriçim.

FIDANISHTJA

Ndërsa Adlum Ramadani menaxher i projektit, ka theksuar se që nga ardhja në Kosovë, ESC International GmbH për dy vite ka realizuar analiza dhe studime teknike përmes ekspertëve të saj gjerman dhe pas këtyre studimeve ka arrit të zhvilloj teknologji enkas për ndriçim në Kosovë, në mënyrë që t’u ofroj komunave mundësi për të ndriçuar rrugët.

Haliti ka mirëpritur këtë interesim të përfaqësuesve të ESC GmbH-së dhe ka shfaq interesimin për realizim të këtij projekti në komunën e Vitisë. “Jam mirënjohës për ofrimin e kësaj mundësie dhe ne si komunë, i marrim gjitha detyrimet që na takojnë për t`i kryer punët tona në përpikëri me qëllim që të vijmë te realizimi I këtij projekti. Ne kemi nevojë shumë të madhe për rregullimin e ndriçimit publik dhe për këtë do të bashkëpunojmë ngushtë që t’ua ofrojmë informatat e sakta sit ë qytetit të Vitisë, po ashtu edhe të rrugëve magjistrale e gjithashtu edhe të lokaliteteve të komunës së Vitisë”, tha Haliti.

Në këtë takim nga përfaqësuesit e ESC International GmbH, u përmend edhe mundësia e organizimit të një konference të përbashkët të komunave të përzgjedhura, ku do të marrin pjesë edhe ambasadorët dhe donatorët e ndryshëm. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.