ARKATANA

Vitia shënon ditën ndërkombëtare të moshuarve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi, dhe Mirëqenie Sociale ka shënuar sot ditën ndërkombëtare e të Moshuarve. Me këtë rast një ekip i stafit mjekësor të Qendrës Kryesore për Mjekësi Familjare të Vitisë, është vendosur sot në sheshin e qytetit në Viti, duke biseduar me të moshuarit.

Ata po ashtu kanë dhënë këshilla dhe kanë bërë matjen e shtypjes së gjakut për personat në moshën e pleqërisë, si dhe kanë shpërndarë e fletushkave me qëllim të vetëdijesimit për parandalimin e rrëzimeve te personat e moshuar, por edhe rreth sëmundjeve të cilat janë më të atakuar mosha e tretë.

Eco Higjiena

Po ashtu disa mjekë të shoqëruar nga Sami Demelezi, përfaqësues i qeverisë komunale të Vitisë, kanë vizituar edhe qendrën e pensionistëve në Viti. Gjatë këtij takimi z. Demelezi është njohur për së afërmi edhe me nevojat e pensionistëve vitias. Ndërkaq të gjitha shërbimet shëndetësore në QKMF-në e Vitisë, gjatë ditës së sotme kanë qenë pa pagesë për personat në moshën mbi 60 vjeçare.

Për ndryshe Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.