Fundamenti

Vitia shënon ditën e çlirimit

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Viti – Me rastin e 15 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë janë shënuar sot një varg të aktiviteteve ku fillimit në orët e para ditës është mbajtur një seancë solemne për nder të kësaj dite,ndërkaq më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Ndërsa në kuadër të programit të organizuar nga DKRS është hapur sot një ekspozitë e artit pamor si dhe prej orës 19:00 është paraparë të mbahet Koncert i madh para Shtëpisë së Kulturës dhe atë me këngë e valle nga Ansambli vitias, shoqëritë kulturo artistike dhe grupet tjera muzikore të komunës së Vitisë.

Në këtë Manifestim, të pranishmëve do tu drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i komunës së Vitisë , Sokol Haliti.

Gjatë seancës solemne që është mbajtur sot për nder të ditës së çlirimit të Komunës së Vitisë, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira duke i uruar qytetarët vitias për këtë ditë të rëndësishme theksoi se dita e sotme është e veçantë dhe atë jo vetëm për komunë e Vitisë por edhe më gjerë dhe atë sepse 15 vite më parë i u është dhënë fund një epoke të gjatë të luftës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. “Nuk mund të kalojnë kujtimet pa u ndaluar në disa ngjarje historike që tronditën botën e civilizuar, që nga ngjarjet e vitit 1968 e deri në daljen në skenë të UÇK-së, gjithashtu është e pamundur të mos kujtojmë ideologun, politikanin, njeriun e paqes dhe arkitektin e shtetësisë së Kosovës që jetoj shkurt por ndryshoj një shekull, Dr.Ibrahim Rugoven” u shpreh Kryesuesi Pira.

Ai poashtu theksoi se ne duhet të jemi mirënjohës veprës së shumë dëshmorëve si të familjes së Adem Jashari por edhe miqve Euroatlantik në krye me SHBA-të për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

UBT

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti duke i uruar qytetaret vitias për shënimin e kësaj dite tha se kjo datë shënon përfundimin shtypjes dhe represionit të pushtetit serb por edhe rrugëtimin drejtë lirisë dhe pavarësisë. “ Kjo ditë e madhe shënon fitoren e lirisë mbi robërinë dhe të drejtësisë mbi padrejtësinë, në esencë kjo datë është kurorëzim i përpjekjeve shumë shekullore për të qenë të lirë dhe shtet. Kjo datë është kurorëzim i fitores për ne dhe përmirësim i gabimeve historike të tjerëve ndaj nesh, dhe 15 vjet më parë ju dha vula përfundimtare e finalizimit të përpjekjeve tona për tu barazuara me të tjerët” u shpreh Haliti.

Kryetari Haliti tha se sot po përkujtojmë gjithashtu të gjitha ata që u sakrifikuan për këtë liri dhe të gjitha ata që u shkrinë për të punuar për të mirën e popullit dhe atdheut.

Ndërkaq përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve të Vitisë, Xhemajl Rexhepi duke e cilësuar ditën e sotme si të shenjët pasi sipas tij u dha shumë mund dhe sakrificë.” Po të mos ishte UÇK-ja nuk do të kishim për çka të krenohemi dhe të festojmë sot, duhet të krenohemi me ata që ranë për lirinë e Kosovës po ne nuk duhet ti harrojmë ata” u shpreh Rexhepi. Pas kësaj seancë përfaqësues të institucioneve komunale, partive politike, policisë mjekëve, qytetarë të shumë etj….kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Ndërsa në kuadër të programit të organizuar nga DKRS është hapur sot një ekspozitë e artit pamor si dhe prej orës 19:00 është paraparë të mbahet Koncert i madh para Shtëpisë së Kulturës dhe atë me këngë e valle nga Ansambli vitias, shoqëritë kulturo artistike dhe grupet tjera muzikore të komunës së Vitisë. Në këtë Manifestim, të pranishmëve do tu drejtohet me një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.