Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit

Viti – Me rastin e 14 Nëntorit-Ditës Botërore të Diabetit sot në qendër të qytetit të Vitisë dhe të Pozheranit është bërë matja e sheqerit në gjak me kalimtarë të rastit.

Gjithashtu qytetarët janë njoftuar edhe mbi mënyrën të ushqyerit të shëndetshëm si dhe ju janë shpërndarë broshura informative mbi këtë sëmundje me qëllim të uljes së rrezikut nga diabeti.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar ekipin mjekësor të cilët po shënonin këtë ditë në qendër të qytetit dhe u njohën mbi rezultatet të nxjerra nga matjet që janë bërë sot tek kalimtarët e rastit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).