KKGJILAN

Vitia se shpejti mund të bëhet me Shtëpi për Integrim në Bashkësi për trajtim të personave me sëmundje mendore

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Drejtorin e Qendrës Regjionale të Shëndetit Mendor në Gjilan, Afrim Cana. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për funksionalizimin e një Shtëpie për Integrim në Bashkësi, ku do të vendosen kryesisht personat me çrregullime mendore.

Haliti po ashtu ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj qendre për punën që kanë bërë me qytetarët, të cilët kanë marrë dhe po marrin shërbimet e nevojshme në këtë qendër. “Dua të ju falënderoj për punën që keni bërë dhe që po e bëni për të gjithë qytetarët vitias të cilët marrin shërbime në qendrën tuaj. E dijë se kjo nuk është një punë e lehtë të cilët e bënë stafi juaj, por me përkushtimin tuaj, ju po i ofroni atyre një trajtim të duhur. Besoj se së shpejti qytetarët vitias me sëmundje mendore nuk do të kenë më nevojë të trajtohen më në komunat fqinje por në komunën e tyre”, u shpreh kryetari Haliti.

KKGJILAN

Kurse z. Cana tha se ata mbesin të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për të gjithë qytetarët të cilët marrin shërbime pranë kësaj qendre dhe Shtëpive për Integrim në Bashkësi./rajonipress/