Vitia radhitët ndër komunat më të mira në Kosovë në Indeksin e Konkurrueshmerisë së Komunave 2019

Viti – Komuna e Vitisë, ka arritur të radhitet ndër tri komunat me performancën më të mirë në nivel vendi në Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave (IKK) 2019. Ky indeks është krijuar për të matur performancën e qeverisë lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndosh afarist. Kjo gjë u bë me dije dje gjatë prezantimit të këtij raporti në Prishtinë.

Gjithashtu në këtë raport janë prezantuar gjetjet e anketës me 3350 biznese nga 38 komunat e Kosovës. Në bazë të këtyre gjetjeve është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Komuna e Vitisë, mandej është radhitur e dyta në nivel vendi dhe atë në nën-indeksin e Transparencës i cili matë transparencën e komunës në lidhje me bizneset.

Duke u bazuar në këtë raport Komuna e Vitisë, ka marrë edhe vendin e dytë në këto nën-indeksa: Kosotos Kohore, Taksat dhe Tarifat. Kurse në bazë të IKK-së peshuar në bazë të politikave publike Vitia ka marrë vendin e dytë.

Përndryshe pothuajse në të gjitha nën-indeksat e këtij vlerësimi Komuna e Vitisë është radhitur ndër komunat më të mira në Kosovë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).