FIDANISHTJA

Vitia po ju kthehet ngadalë përditshmërisë, por pa larguar vëmendjen nga pandemia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti ka mbajtur sot mbledhje të rregullt edhe pse në komunën e Vitisë të gjithë qytetarët që ishin prekur me këtë virus pandemik COVID-19 janë shëruar dhe nuk ka më raste të qytetarëve vitias të prekur me këtë virus.

Megjithatë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij takimi tha se kjo komunë po vazhdon me masa parandaluese me qëllim që ky virus të mos përhapët përsëri. “ Fatmirësisht nuk kemi raste të reja të qytetarëve tanë të prekur me koronaviurs, uroj që kjo të mbetet e tillë. Megjithatë ne do të vazhdojmë me masa parandaluese që në të ardhmen të ju kthehemi ngadalë dhe sigurte përditshmërisë. Gjithashtu lusim qytetarët tanë që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve”, u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili bëri me dije se policia në Viti akoma është duke respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për menaxhimin e vatrave të përhapjes së infeksionit dhe atë deri sa ta marrin një vendim tjetër nga niveli qendror.

Përndryshe edhe sot gjatë ditës Njësia Profesionale e Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit (NJPZSH) në qytetin e Vitisë, ka bërë pastrimin dhe klorifikimin e rrugëve dhe shesheve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.