RCCOLA

Vitia përmirëson kushtet në QKMF-në e Vitisë dhe në Pozheran

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” dhe Emergjencën në Viti si dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran. Me këtë rast ata u njohën edhe rreth investimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në këto dy qendra.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë takimeve të cilat i ka zhvilluar sot me stafin mjekësor të dyja qendrave tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të ju ofroj kushte sa më të mira stafin mjekësor por edhe pacienteve të kësaj komune.

Ai shtoj se në një interval të shkurtër kohor kanë bërë ndryshime të mëdha si në krijimin e kushteve më të mira në këto qendra por edhe në pajisjen e tyre me teknologjinë e fundit e cila mundëson ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientet.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ju premtoj mantelbardhëve se dhe në vitet e ardhshme do të bëhen investime tjera si në infrastrukturë ashtu edhe në aparatura mjekësore. Ndërkaq Kryetari Haliti i përgëzoi punëtorët shëndetësor për shërbimet që janë duke ia ofruar qytetarëve të Vitisë.

Vjollca Kadolli-Halili Drejtoresh e QKMF-së së Vitisë, bëri me dije se falë investimeve të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me disa partner në këtë qendër janë bërë përmirësimi i kushteve jo vetëm për stafin mjekësor por edhe për qytetarët të cilët marrin shërbime.

UBT

Ajo bëri me dije se kohëve të fundit është bërë edhe furnizimi i kësaj qendre me aparatura mjekësore si 2 monitorë për përcjellje të gjendjes së pacientëve, defibrilator, aparat të oksigjenit me rrymë, aspirator për nxjerrjen e trupave të huaj nga organizmi. Ajo shtoj se shërbimi i stomatologjisë është furnizuar me një karrige të re stomatologjike të avancuar përmes së cilës mund të përcjellën procedurat edhe në monitor si dhe mjete për stomatologji (sete stomatologjike).

Kadolli-Halili tha se ndër tjerash laboratori është furnizuar me aparat hematologjik, centrifugë si dhe mikroskop. Po ashtu në QKMF-në e Vitisë është bërë edhe kompletimi i arkivës.

Kurse bëhet me dije se Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran është bërë furnizimi i shërbimit të emergjencës me defibrilator, monitor, aparat të oksigjenit me rrymë, një karrige stomatologjike si dhe laboratori është furnizuar me mikroskop.

Gjithashtu, është investuar në ambient si dhe në shtruarjen e pllakave të reja nëpër tërë QKMF dhe suvatimi i pjesshëm./rajonipress/