FIDANISHTJA

Vitia përkujton masakrën e Kabashit dhe shënon 28 nëntorin

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e 28 nëntorit ditës së pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar shqiptar komuna e Vitisë ka mbajtur manifestimin qendror në shtëpinë e kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti. Ndërsa në orët e paradites janë bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Vitisë dhe është mbajtur akademia përkujtimore kushtuar 100 vjetorit të masakrës së Kabashit.

Pas homazheve dhe vendosjen e kurorave të luleve në kompleksin e dëshmorëve në Viti nga ana e përfaqësuesve të institucioneve komunale, subjekteve politike, mekanizmave të tjera si dhe qytetarëve, është mbajtur manifestimi qendror në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës ku Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka folur për rëndësinë që ka kjo festë tek shqiptarët duke ju uruar të gjithëve festën në fjalë.

“28 nëntori i vitit 1912 është një nga datat me të rëndësishëm të kombit tonë , kjo datë shënon fundin e robërisë shumë shekullore, prandaj me shumë të drejtë çdo shqiptarë këtë festë e feston me veçanti nga të gjitha festat sepse e gjithë historia jonë ka qenë përpjekje, rrugë për liri dhe barazi “ u shpreh Arifi.

Ai gjithashtu theksoi se rruga e popullit shqiptar nuk ka qenë e lehtë në zgjedhjen e çështjeve kombëtare.”Deri në këtë ngjarje rruga jonë nuk ka qenë e lehtë sa herë që festojmë festën e pavarësisë së Shqipërisë shënojmë edhe përvjetorin e përpjekjeve dhe sakrificave të kombit tonë për të fituar atë të drejtë që është e drejtë universale “ u shpreh Arifi.

Ndërsa Milaim Abazi nga OVL- UÇK dega në Viti duke ju uruar të gjithëve festën e 28 nëntorit theksoi se kjo datë ndër vite ka përcjellë kombin shqiptar.“Po me 28 nëntor të vitit 1997 UÇK-ja morri në duart e veta fatin e Kosovës duke ja ndërruar kahjet historisë së popullit shqiptar dhe kjo ushtri me sakrificën e saj vulosi lirën tonë, duke i vendosur themelet dhe duke mundësuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës” u shpreh Abazi.

Më pas është mbajtur edhe një program kulturor dhe artistik nga ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” Viti.

Ndërsa për të shënuar këtë festë qendra e qytetit të Vitisë ishte mbushur sot përlotë flamuj kuq e zi.

FITORJA

Gjithashtu Komuna e Vitisë ka mbajtur edhe akademinë përkujtimore kushtuar 100 vjetorit të masakrës së Kabashit.

100 vite më parë në fshatin Kllokot kishte ndodhur një masakër ndaj banorëve të fshatit Kabash të Vitisë, me këtë rast sot në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar martirëve të këtij fshati ndërsa në orët e pasdites në Kabash të Vitisë është bërë zbulimi i përmendores kushtuar këtyre martirëve të cilët ishin masakruar në vitin 1913.

Nexhmedin Arifi tha se përveç kësaj dite ne sot po shënojmë edhe festën e 28 nëntorit duke theksuar se këta banorë kanë vazhduar me përpjekjet e tyre pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ku Kosova asaj kohe kishte mbetur jashtë kufijve të shtetit shqiptarë. “Sot përkujtojmë masakrën e mbi 60 burrave të Kabashit, kjo masakër por edhe të Lubishtës, Smirës dhe të tjera që kanë ndodhur duhet të na shërbejnë si mësim nga pushtuesit e tokave tona. Duke mos harruar të kaluarën parandalojmë përsëritjen e historisë së dhimbshme. “ u shpreh Arifi.

Ai tha se tani ne duhet të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen me të mirë të popullit tanë, dhe një herë shprehur lavdinë për të gjithë ata që kontribuan për çështjen kombëtare.

Gjithashtu gjatë kësaj akademie përkujtimore kanë folur edhe persona të tjerë të cilët kanë theksuar rëndësinë që ka shënimi i kësaj date por dhe për veprën e banorëve të kabashit për çështjen kombëtare ndër vite.

Ndërsa në orët e pasdites është bërë zbulimi i përmendores kushtuar këtyre martirëve në fshatin Kabash të Vitisë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.