Vitia përkujton dëshmorin Safet Rexhepi
Viti – Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal, përfaqësues të OVL-së, familjeve të dëshmorëve e qytetarë të tjerë, bënë nderime tek varri i këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit duke theksuar se Kosova ka pasur djem të zot sikurse Safet Rexhepi të cilët dhanë gjithçka që mundet të jepet atdheun sikurse jetën.”Djemtë tanë nga Vitia dhe më gjerë kontribuuan dhe dhanë më të çmuarën për çlirimin e trojeve shqiptare dhe atë meritojnë respekt të përhershëm sepse ranë në altarin e lirisë dhe atë me veprën e tyre” u shpreh Haliti.
Ai tha se jo vetëm familja Rexhepi duhet të mburrët me veprën e tij, por edhe i gjithë vendi duke theksuar se edhe institucionet komunale mburrën me punën e tij të palodhshme për lirin e vendit sikurse mburrën me veprën edhe e shumë dëshmorëve të tjerë që ranë për lirin e këtij vendi ka thënë Haliti./rajonipress/


